Flash News

KRYESORE

Djali i tij la nënshtetësinë shqiptare, ish Presidenti tregon arsyen: Jam krenar për të, qëllimi i kësaj fushate propagande jam unë

Ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka sqaruar vendimin e djalit të tij, i cili hoqi dorë nga nënshtetësia shqiptare.

Sipas Nishanit, djali i tij jeton prej rreth 10 vitesh në Austri dhe si student i Mjekësisë, i është ofruar statusi i asistent/pedagogut.

“Shteti i Austrisë i ka ofruar dhe nënshtetësinë, por sipas tij ekziston detyrimi ligjor që nuk mund të mbahen dy shtetësi”, sqaron Nishani.

Ish presidenti thotë se ai nuk i ka ushqyer fëmijët me para të vjedhura dhe paratë  e drogës dhe se është krenar për fëmijët e tij.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, sot media e propagandës së narkoqeverisë u përpoq të injektojë si lajm negativ, procedurën e lënies së nënshtetësisë nga djali im.

Im bir jeton prej afro 10-të vitesh në Austri dhe është aktualisht një prej studentëve të shkëlqyer në Universitetin e Mjeksisë së Vienës, ku prej disa vitesh ka fituar edhe statusin e asistent/pedagogut.

Shteti Austriak i ka dhënë nënshtetësinë austriake por kanë rregullin që nuk lejohet dy shtetësia.

Unë jam shumë krenar për fëmijët e mi pasi vetëm më kanë nderuar dhe kurrë përfituar.

Turp dhe e papranueshme është ti ushqesh fëmijët me para të vjedhura apo paratë e krimit të organizuar dhe jo kur nderojnë prindërit dhe këdo tjetër që është në nevojë për ndihmë.

Kuptohet se qëllimi i kësaj fushate propagande jam unë.

Regjimi i narkotrafikut dhe avoketërit e tij duket se paskan frikë prej aktivitetit tim qytetar.

Kjo më kënaq në fakt.

Të fundit