Flash News

KRYESORE

Djali i presidentit nuk kursehet, udhëtime luksoze nga Rio De Janeiro në Majami

Një kontroll i thjeshtë i profilit të tij në Instagram nxjerr në pah udhëtimet e pandalshme të djalit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endritit.

Para se babai i tij të bëhej kryeministër, udhëtimet më të shpeshta ishin në Zvicër dhe në Burojë të Skenderajt, vendlindja e Hashim Thaçit.

Madje fotografia e parë që Endrit Thaçi, fëmija i vetëm i presidentit Hashim Thaçi, e ka postuar në Instagram është nga Cyrihu i Zvicrës e publikuar me 22 dhjetor 2012. E fotografia e fundit që ai e ka postuar me 30 prill 2017, ai gjendet në plazhet e Majamit në Florida të SHBA-së.

Ai është rritur duke u bërë edhe pjesë e lajmeve të shoëbizzit për shkak të lidhjes së tij me një aktore të re në një serial të njohur vendor.

Që prej fotografisë së parë, djali i presidentit ka postuar fotografi nga vende të ndryshme të botës.

Nga Austria dhe bjeshkët e saja që Endriti i ka postuar në vitin 2013 pasojnë vendet e tjera sikurse Parisi një foto nga Kulla e Eifel-it e deri tek Neë York-u dhe Londra.

Udhëtimet, të cilët bashkëmoshatarët e tij por edhe të gjithë qytetarët nuk mund t’i realizojnë për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave dhe shkallës së lartë të varfërisë, përfshijnë edhe vendet sikurse Oslo e Norvegjisë, ku Endriti ka qenë në vitin 2015.

Ai nuk e ka lënë pa vizituar as Dubrovnikun e Kroacisë, ishujt e Greqisë, Milanon e Italisë dhe natyrisht Luganon e Zvicrës, shtet ky në të cilin ka jetuar edhe vet presidenti Thaçi. Të gjitha këto udhëtime janë realizuar gjatë vitit 2015.

E kur viti 2016 erdhi, ai ka udhëtuar në Dolomity të Italisë një zonë luksoze e skijimit, për të vazhduar në mars të atij viti të udhëtoj në Vjenë të Austrisë apo Berlin të Gjermanisë. Kur babai i tij u zgjodh president ai kreu pushime luksoze në një vend që nuk e tregoi lokacionin, por kur në gusht të vitit të kaluar udhëtoj drejt Brazilit ai nuk mundi ta fshehë vendndodhjen. Në gusht të vitit të kaluar Endriti udhëtoj drejt Rio De Janieros, për të vazhduar në Lisbonë të Portugalisë dhe për tu kthyer përsëri në Zvicër.

Udhëtimet e tij nuk janë ndalur në këtë vit. Që në janar të këtij viti Endriti vizitoi Stambollin, të vetmin qytet të afërm ku edhe kosovarët mund të shkojnë pa viza, por pak më e vështirë për kosovarët është shkuarja në Selanik të Greqisë atje ku Endriti udhëtoj gjatë muajit të kaluar.

Por Endriti duket se i pëlqen aventurat. Qënga java e kaluar ai gjendet në SHBA, ku deri më tani ka publikuar një video nga New York, Manhattan teksa të dielën e 30 prillit u lajmërua se gjendet në plazhet e Majamit.

Udhëtime të tilla nuk dihet se nga kush financohen, pasi që Endrit Thaçi zyrtarisht nuk ka të ardhura personale. (Insajder)

Të fundit