Flash News


KRYESORE

Djali i Shefqet Kastratit zyrtarizon blerjen: Ish-'Sheratoni' tani na përket ne

Djali i Shefqet Kastratit zyrtarizon blerjen: Ish-'Sheratoni' tani na

Leonard Kastrati, djali i biznesmenit Shefqet Kastrati, ka zyrtarizuar blerjen e godinës ku deri në fund të vitit të kaluar ndodhej hotel ‘Sheraton’.

Nëpërmjet publikimit të një fotoje me ish-pronarët, Kastrati njofton se tashmë ky hotel i përket kompanisë së familjes së tij.

“Tashmë zyrtarisht ish-hotel ‘Sheraton’ përket kompanisë ‘Kastrati Group’, sapo u mbyll transaksioni”, shkruan Leonard Kastrati.

Kompania e naftës nuk ka sqaruar nëse godina do të vijojë të përdoret për hotel, apo do të ketë funksione të tjera.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ‘Sheraton’ u largua nga Tirana, duke e lënë kryqytetin shqiptar pa asnjë markë prestigjoze të hotelerisë. Shoqata të turizmit dhe opozita akuzuan politikat e kryeministrit Edi Rama për largimin nga Shqipëria të kësaj marke.

Të fundit