Flash News

KRYESORE

“Dje apelova për lista të hapura”, Ralf Gjoni: Sot sulmohem nga ish-drejtoresha e PS, rekrutimi më i ri i LSI

Deputeti Ralf Gjoni shkruan se një ditë pasi apeloi lista të hapura dhe ndryshim të sistemit zgjedhor, sot është sulmuar nga ish drejtoresha e Tatimeve në PS, Brisida Shehaj, që sipas tij sot është rekrutimi më i ri i LSI.

“Dje i kam bërë thirrje LSI të dëgjonte zërin e themeluesit të saj për listat e hapura.

Sot, papritur sulmohem nga rekrutimi më i ri i LSI, ish drejtoresha socialiste e tatimeve dhe ish drejtore e task forcës për tokat e vjedhura të bregdetit.

Normal që në botën e kësaj, atje ku rrjedh e rrëshqet pafund leku i pisët, unë nuk marr asnjë votë, sepse unë nuk kam vjedhur kurrë fonde publike dhe as kam hedhur ndonjëherë lekë për të blerë vota. 💶

Prandaj ajo mendon se unë nuk votohem. Sepse për të dhe kasapët që e kontrollojnë, vota është e lidhur vetëm me lekun dhe pazaret, jo me qytetarët dhe parimet.

Në botën e tyre kur je idealist, konsiderohesh idiot e kur je matrapaz dhe hajdut, je njeri i zoti.

Kur i pyet se si kanë fytyrë të dalin në publik mbas vjedhjeve spektakolare që kanë bërë, të përgjigjen "E ku qëndron problemi këtu?".

Problemi o rob i ricikluar qëndron se na keni lodhur.

Të gjithë ju që shiteni e bliheni si në tregun e gjësë së gjallë e më pas i trajtoni edhe njerëzit si të ishin bagëti.

Lodhja do të kthehet në revoltë dhe revolta do hapë dyert e ftohta për ju.

Dita e gjykimit po vjen.

Ju do humbisni, populli do fitojë!”, shkruan deputeti në rrjetet sociale.

Të fundit