Flash News

KRYESORE

Dje foli për zgjedhje të parakohshme, sot Basha refuzon të japë sqarime për gazetarët

Dje foli për zgjedhje të parakohshme, sot Basha refuzon të

Ditën e djeshme, nga qarku i Shkodrës, Lulzim Basha paralajmëroi se me zgjedhjet lokale të vitit 2019-të mund të organizohen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sot, kreu i opozitës doli në një konferencë për shtyp ku denoncoi sërish bashkëpunimin e mazhorancës me bandat kriminale, kryesisht në manipulimin e zgjedhjeve. I pyetur nga gazetarët për planin e tij se si mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, Basha refuzoi të përgjigjej duke theksuar se “nuk është kjo tema për të cilën duhet të diskutohet në këtë moment”.

Gjithsesi, Basha u shpreh se PD është gjithnjë gati për të hyrë në zgjedhje, qoftë edhe të parakohshme.

Basha numëron ‘grupet kriminale’ me të cilat Rama ka marrë pushtetin: Janë dy nisma që duhet zbatuar menjëherë

Të fundit