Flash News

KRYESORE

Dje humbi jetën në aksident, Gentian Toma ishe aktivist i PS dhe specialist në administratë

Dje humbi jetën në aksident, Gentian Toma ishe aktivist i PS dhe

Ditën e djeshme një aksident i rëndë u mori jetën dy të rinjve, Gentian Toma 32 vjeç dhe Robert Ejlli 23 vjeç, kushërinj me njëri tjetrin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në superstradën Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur ‘Ura e Dajçit’. Makina e tyre tip ‘Benz’ u përplas nga pas me një kamion e për pasojë humbën jetën në vend.

Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara gjatë orëve të vona të natës.

Mësohet se dy djemtë nga Lezha po ktheheshin nga një darkë familjare, kur ndodhi aksidenti. Po ashtu, mësohet se Gentian Toma ishte aktivist i Partisë Socialiste.

Aktualisht punonte si specialist në Bordin e Kullimit në Lezhë, ndërsa më herët kishte mbajtur postin e shefit të shitjeve në njësinë e OSHEE në Lezhë.

Nga ana tjetër, Robert Ejlli ishte inxhinier i IT në një qendër interneti, që e menaxhonte vetë.

Ndarja e tij nga jeta solli edhe reagimet e dy deputetëve të PS, Pjerin Ndreu dhe Gjetan Gjetani, të cilët përmes rrjeteve sociale i shprehën ngushëllimet familjarëve.

Të fundit