Flash News

KRYESORE

“Dje isha idhulli jot, sot je ti idhulli im”, fjalët prekëse të Alban Skënderaj për fansen e tij të paralizuar.

Alban Skënderaj ka takuar fansen e tij Sidorelën, një vajzë e paralizuar që adhuron muzikën e tij.

“Çdo këngë e tij, kur e dëgjoj më duket se më lexon shpirtin. E nis ditën me këngët e tij. Kur nuk më zë gjumi dëgjoj këngët e tij. Kur jam me dhimbje, dëgjoj këngët e tij. Është një këngëtar, që lum ne që e kemi”, shprehet  Sidorela  në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”.

Takimi me Albanin e ka emocionuar shumë vajzën pasi ajo e kishte ëndërr ta takonte idhullin e saj. Gjithashtu edhe këngëtari është emocionuar shumë nga fjalët e vajzës dhe nëpërmjet një postimi në “Instagram”,  ai shkruan: “Sidorela! Ashtu siç ke emrin ke dhe shpirtin, melodi dhe frymëzim! Faleminderit që më tregove ashtu si motra jote Aisha qe forca e dashurisë dhe mirësisë mposht çdo te keqe dhe fiton mbi çdo pengesë! Dje isha idhulli jot, sot je ti idhulli im, për kurajon, buzëqeshjen dhe shpirtin tënd të pastër”.

Të fundit