Flash News

KRYESORE

Dje Lezha humbi tre të rinj, ish-deputeti Arben Ndoka: S’kam fjalë të shpreh hidhërimin

Ditën e djeshme Lezha humbi tre djem në lule të rinisë. Dy prej tyre, Gentian Toma 32 vjeç dhe Robert Ejlli 23 vjeç u aksidentuan për vdekje në Dajç, duke u përplasur makina në të cilën udhëtonin me një kamion.

Më vonë, një tjetër i ri, Bledar Lufi 27 vjeç, i dha fund jetës duke pirë lënde helmuese. Ish-deputeti i PS, Arben Ndoka ka shprehur ngushëllimet për tre të rinjtë që u ndanë nga jeta,

“Jam shumë i pikëlluar për lajmin e hidhur te largimit nga jeta te tre djemve nga Zadrima e Lezhes, Robert Ejlli 22 vjec, Bledar Lufi 27 vjec dhe Gentian Toma 32 vjec, i cili ishte miku dhe vëllai yne! Genti dhe Roberti u aksidentuan me makinë, ndërsa Bledari u vetëvra duke pire helm vdekjeprurës. Nuk kam fjale të shpreh hidhërimin për vdekjen e parakohshme te tre djemve ne lule te rinise. U prefshi ne paqe Gent, Robert dhe Bledar. Ngushëllime familjareve!”, shkruan ish-deputeti socialist në rrjetet sociale.

Të fundit