Flash News

KRYESORE

Dje nuk fitoi vetëm Dua por edhe shqiptarët, mediat britanike theksojnë orgjinën e këngëtares

Dje nuk fitoi vetëm Dua por edhe shqiptarët, mediat britanike

Dua Lipa rrëmbeu dje për herë të parë dy çmime në “Brit Awards”, duke konfirmuar suksesin e albumit dhe këngës së saj, ‘New Rules’. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka pushtuar që prej mbrëmjes së djeshme titujt e medieve britanike, evropiane dhe atyre amerikane, por nga ky sukses ka përfituar padyshim Kosova dhe kombi shqiptar.

Çdo medie e Britanisë së Madhe nuk ka lënë pa përmendur origjinën e Duas. ‘BBC’ e prezanton si britaniko-kosovare, ndërsa ‘The Telegraph’ dhe ‘Daily Mail’ e prezantojnë si britaniko-shqiptare.

The Sun, Metro, The Guardian dhe IrishTimes e identifikojnë Duan si shqiptaro-kosovarja.

Karriera gjithnjë e në rritje e Dua Lipës në Britaninë e Madhe dhe konsolidimi i Rita Orës, pa harruar Bebe Rexhën (SHBA) dhe shumë artistë të tjerë, po i japin shqiptarëve në këtë shtet dhe në të gjithë botën, një tjetër imazh, larg atyre të kronikave të zeza.

Të fundit