Flash News

KRYESORE

Dje Rama u mburr me sigurinë në vend, për 24 orë katër të vrarë me armë

Paraditen e së enjtes, kryeministri Edi Rama, publikoi një grafik sa i takon numrit të vrasjeve në vend duke nisur nga 2008-ta dhe deri në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

“SIGURIA NË VEND? “Shih e shkruaj”, thotë Populli”, shkruante Rama në ndërsa, sipas grafikut të tij numri i vrasjeve deri në këtë periudhë të vitit është 19.

Por që prej ditës së djeshme, kur Rama publikoi grafikun, në vend kanë humbur jetën me armë zjarri 4 persona. Në Peshkopi, 26-vjeçari Qemal Sela, vrau me armë zjarri automatik dy prindërit e tij. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, 31-vjeçari Xhaferr Mata vrau me armë zjarri 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni dhe më pas veten.

Të fundit