Flash News

KRYESORE

Dje Rama “verifikoi” audion, sot refuzon të thotë emrin e agjencisë, deputeti: Ky është kryeministri ynë!

Dje Rama “verifikoi” audion, sot refuzon të thotë emrin e

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama u shpreh se materialin audio të përgjimit ia ka dërguar një agjencie, mirëpo ditën e sotme, i pyetur nga gazetarët, nuk tha emrin e saj.

Për këtë ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili teksa publikuar të dy deklaratat e Ramës, shkruan se kryeministri është mashtrues ordiner.

Reagimi i Petrit Vasilit:

“Kryeministri i inkriminuar dhe mashtrues,dje "verifikoi"audion, sot s'thote dot agjensine.

Mashtrues ordiner dhe i inkriminuar,ky eshte kryeministri.Genjeu shqiptaret kudo qe jane dhe u tha me gojen plot se kish verifikuar audion e pergjimit te vellait e ministrit dhe deklaroi se ishte e manipuluar.

Ja cfare tha pacipesisht kryeministri dy dite me pare:

“Qoftë përgjigjia që kam marrë nga analiza shkencore të materialit audio, qoftë informacionet e grumbulluara nga burimet më lart, prej të cilave nuk kanë asnjë indicie të vëllait të Ministrit të Brendshëm".

Cfare tha mashtruesi kryeminister sot:

Rama: "Si jam drejtuar asnjë firme, por një agjencie të specializuar. Adresën s’mund ta jap."

Kush e beson më kete kryeminister nuk ka respekt per veten.

Të fundit