Flash News

KRYESORE

“Dje i shpërblente, sot iu kërkon dorëheqjen” Lulzim Basha zbulon detaje dhe nxjerr zbuluar Ramën: Çyrbja i Shullazit është modeli i tij

“Dje i shpërblente, sot iu kërkon dorëheqjen” Lulzim

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama ndaj derjtorëve të Hipotekave të cilëve iu kërkoi drjtpërdrejt të gjithëve në të njëjtën kohë të japin dorëheqjen brenda 24 orëve.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Basha shkruan se drejtorët i kanë shërbyer pushtetit personal të Ramës ndërkohë që shton se deri “dje” kryeministri i shpërblente.

Reagimi i Bashës:

Edi Rama e ka ditur mire dhe cdo dite se kush jane kreret e hipotekave, sa hajdute e sa abuzues jane. Por per te kane qene ne rregull sepse i kane sherbyer pushtetit te tij personal dhe miqve te tij. 

Ai vete i ka caktuar, i ka mbrojtur, dhe i ka shperblyer kur i kane kryer pazaret e tij si duhet: sic beri me Cyrben e hipotekes se Durresit, i cili pasi i sherbeu Shullazit ne zyre, i sherbeu deri ne fund edhe ne gjyq. 

Kete shef hipoteke Edi Rama, sot e ka bere deputet. Cyrbja eshte modeli i tij per hipotekat, te tjerat jane dokrra pleniumesh qe nuk i ha askush.

 

Të fundit