Flash News

KRYESORE

Dje u la i lirë, sot Prokuroria e Durrësit pushon hetimet për ekstradimin e Nezar Seitit në Itali

Dje u la i lirë, sot Prokuroria e Durrësit pushon hetimet për

Prokuroria e Durrësit ka pushuar hetimin mbi ligjshmërinë e ekstradimit të Nezar Seitit, i cilësuar ndryshe si ‘financieri i bandës së Habilajve’.

Një ditë më parë ai u la i lirë nga Gjykata e Katanias në Itali, duke i ndryshuar masën e sigurisë, nga arrest me burg ne arrest shtëpie.

‘News 24’ raporton sot se hetimet për ligjshmërinë e ekstradimit janë pushuar në fund të qershorit dhe vendimi është miratuar edhe nga Gjykata e Durrësit.

Në arsyetimin e Prokurorisë thuhet se parregullsitë e tre institucioneve për ekstradimin e Seitit, konkretisht Prokuroria, Gjykata dhe Drejtoria e marrëdhënieve Juridiksionale nuk përbëjnë vepër penale, por vetëm masë disiplinore.

Seiti u ekstradua drejt Italisë më 25 janar të viti.

Nezar Seiti që konsiderohet si një nga njerëzit më të besuar të Moisi Habilajt, (i arrestuar ne Itali) u arrestua në Babicë të Vlorës më 19 tetor të vitit të kaluar gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan rreth 4 ton kanabis. Përgjatë katër muajve që qëndroi në paraburgim, Nezar Seiti e kyçi gojën për hetuesit shqiptarë.

Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, i arrestuar në janar në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet si pjesëtar i bandës së ‘Habilajve’.

Të fundit