Flash News

KRYESORE

Dje u nda nga jeta, deputeti kujton takimin me ish-ambasadorin Helmuth Lohan dhe telefonatën me Sali Berishën rrugës për Vlorë

Deputeti i PS në qarkun e Vlorës, Fate Velaj është kthyer pas në kohë dhe kujton takimin me ish-ambasadorin e ndjerë të BE, Helmuth Lohan në Shqipëri, në vitin 2010.

Ndërsa e përshkruan si një person të qetë e me arsyetime të ftohta, tipike gjermane, Velaj kujton edhe momentin kur rrugës për në Vlorë mori një telefonatë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Statusi:

R.I.P. Ambasadori i EU Helmuth Lohan.

Mua më kujtohet kur, në 11 Shkurt 2010, ai pranoi ftesën time dhe erdhi në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë të startonim së bashku iniciativën “EU – betëeen me and you”.

- Mua më kujtohet shumë mire buzëqeshja e tij. Jo tipike gjermane.

- Qetësia e tij. Gjermane.

- Arsyetimet e tija të ftohta. Gjermane.

- Përgjigjet e tija të thata. Gjermane.

Por, mbi të gjitha, më kujtohet ajo që më tha përkthyesja e tij: “…nuk të njoh dhe aq mirë mbasi, siç e the dhe vetë, jeton në Vjenë por, rrugës për Vlorë, ambasadorin e mori në telefon Kryeministri Berisha. E pyeti nëse do të vinte në takimin e orës 11 tek Tirana International dhe ai, ju përgjigj se ishte në Vlorë sepse, Fate Velaj, do startoj iniciativën për Europën”.

Helmuth Lohan udhëhoqi delegacionin e BE në vendin tonë nga shtatori i 2006-s, deri në shtator të 2010, detyrë që ia pasoi ambasadorit Ettore Sequi. Ai u nda nga jeta një ditë më parë.

Të fundit