Flash News

KRYESORE

Dje u plagos 11-vjeçari, sot treni përplas burrin në një kalesë hekurudhore në Durrës

Dje u plagos 11-vjeçari, sot treni përplas burrin në një

Ditën e sotme një treni ka përplasur në Durrës një burrë në kalesën hekurudhore raporton Newës 24. Mësohet se burri ishte pushues nga Kosova. Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Kujtojmë që dhe ditën e djeshme si pasojë e përplasjes së një treni me një makinë mbeti i plagosur një 11 vjeçar.

Njoftimi i policisë dje

“Rreth orës 18:20, tek “Ura e Gërdecit”, treni i linjës “ Tiranë-Durrës” është përplasur me mjetin me targa AA181PJ me drejtues shtetasin F. S., dhe pasagjer shtetasin A. S., rreth 11 vjeç ( djali i F. S.).

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar fëmija i mitur A. S., 11 vjeç, i cili po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave”.

Të fundit