Flash News

KRYESORE

Djegia e dhjetëra ha pyjeve, reagon kreu i PAA: Po ndjekim me shqetësim zhvillimet; jetike ndërhyrja e autoriteteve vendore e qëndrore

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka reaguar përsa i përket situatës së krijuar nga zjarret në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka shprehet se “po ndjek me shqetësim zhvillimet” dhe se “është e një rëndësie jetike që autoritetet vendore dhe qëndrore të veprojnë me vendosmëri, pasi po vihet në rrezik pasuria kombëtare dhe jeta e qytetarëve.”

Postimi i plotë:

Të gjithë po ndjekim me shqetësim të madh zjarret që kanë gllabëruar dhjetra hektarë me pyje në të gjithë vendin. Një fatkeqësi që dëshmon mungesën e theksuar të ndjeshmërisë ndaj natyrës dhe njëkohësisht dashakeqësinë që frymëzohet nga makutëria e cila nëpërmjet zjarrit, synon përfitimin.

Është jetike që autoritetet vendore dhe qëndrore të veprojnë me vendosmëri dhe të jenë në lartësinë e kësaj detyre, pasi në rrezik është pasuria kombëtare dhe jeta e qytetarëve.

Të fundit