Flash News

KRYESORE

Djegia e fabrikës, paralajmëron deputeti: Re toksike mbulojnë Tiranën , qytetarët në mëshirë të fatit

Djegia e fabrikës, paralajmëron deputeti: Re toksike mbulojnë

Ish-kryeministri Sali Berisha është bashkuar me dhjetëra qytetarë që kanë dhënë alarmin në rrjetet sociale, për dëmin ekologjik që po shkakton djegia e një fabrike riciklimi në Kashar, në Tiranë.

Sipas Berishës, autoritetet nuk kanë marrë masat, ndërsa qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.

“ Rrezikohet nga gazra helmuese jeta e dhjetëra mijëra qytetarëve! Të dashur miq, re të zeze gjigante tymi toksik helmues dhe kancerogjen mbulojnë Tiranën nga djegia e fabrikës së madhe të plastikës në Kashar! Helmet e djegies së lëndëve plastike dhe solventeve të tyre janë shumë të rrezikshme, toksike dhe kancerogjene!

Bashkia dhe qeveria asnjë masë, asnjë evkuim apo gjendje emergjence civile. Qytetarët e Kasharit dhe Tiranës në mëshirë të fatit!”, shkruan Berisha në facebook.

Djegia e fabrikës është evidentuar që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe flakët ende nuk janë shuar, pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe ushtrisë.

Të fundit