Flash News

KRYESORE

Djegia e makinave, kryebashkiaku Frrokaj mohon konfliktet, policia nuk përjashton zjarrvënien e qëllimshme!

Djegia e makinave, kryebashkiaku Frrokaj mohon konfliktet, policia nuk

Dy automjete janë shkrumbuar nga zjarri ndërkohe që ishin në parking, njëra prej të cilave e kreut të Bashkisë Lezhë. Fran Frrokaj pas ngjarjes mësohet të ketë deklaruar në polici se mjeti kishte shfaqur një problem të cilin e kishte neglizhuar.

“Nuk kam konflikte me askënd. Mjeti kishte ndezur një llambë defekti, e neglizhova problemin, nuk çova mjetin në servis”, ka thënë ai.

Burimet nga policia thonë se nuk përjashtohet zjarrvënia e qëllimshme.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje. Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Informacioni i policisë:

“Policia e Lezhes njofton se rreth ores 00:45, në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Besëlidhja” Lezhë, në parkingun e një pallati po digjen dy automjete.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses të cilët kanë ndërhyre menjëherë duke fikur zjarrin.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra – tjetrës, dhe konkretisht:

Automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F., si dhe mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.”

Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet keqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit."

Të fundit