Flash News

KRYESORE

“Djegia” e mandateve, Berisha-ndërkombëtarëve kritikë: Ejani e shihni realitetin në Shqipëri, keqinformoheni në raporte

“Djegia” e mandateve, Berisha-ndërkombëtarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili dje, bashkë me opozitën e bashkuar “dogjën” në masë mandatet e deputetëve u është përgjigjur kritikave të ndërkombëtarëve, përfaqësuesve të BE-së dhe ShBA-së lidhur me këtë akt.

Në një prononcim për mediat, pasi vizitoi ekspozitën “The Donald” të piktorit Avni Delvina, Berisha u ka bërë ftesë që të vijnë në Shqipëri dhe të shohin realitetin dhe të mos bazohen në raportet që i dorëzohen në tavolinë, sipas tij jo të sakta.

“Asnjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk mbështet një veprim të tillë, por me këtë rast dua të siguroj të gjithë miqtë tanë kudo që janë se ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm, mos pranimin për të qenë fasadë e të keqes dhe daljen në shesh betejë për të mbrojtur ato vlera mbi të cilat  ndërtohen shoqëritë e lira.

U bëj thirrje, pavarësisht se kam mirëkuptim për kritikën, të vijnë e të shohin realitetin këtu në Shqipëri e Tiranë, u siguroj se do gjejnë realitet ndryshe nga ajo që kanë në dosjen e tyre në tavolinë.

Po them që janë dy raporte të Komisionit Evropian që ja japin Shqipërisë për hapjen e negociatave, kurse Këshilli i Ministrave i caktoi 13 kushte.

Nuk besoj se ky këshill e pati me inat me vendin tonë, por pa se realiteti nuk ishte ai që paraqitet në raporte. I ftoj miqtë të vijnë të shohin një realitet që do jetë krejt tjetër”, u shpreh Berisha.

Të fundit