Flash News

KRYESORE

Djegia e mandateve, Gjylameti: Akt i paprecedent! Çfarë më shqetëson

Djegia e mandateve, Gjylameti: Akt i paprecedent! Çfarë më

E ftuar në News 24, deputetja Blerina Gjylameti e konsideroi djegien e mandateve nga opozita, aktin më të paprecedent të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.

Më tej ajo u shpreh se e shqetëson fakti, se sipas saj, opozita kërkon ndarjen e pushtetit në tavolinë.

“Më shqetësojnë më shumë kërkesat e tyre. Nëse ne si mazhorancë dolëm nga zgjedhje të certifikuara dhe të ndershme, atat sot kërkojnë të ndahet pushteti në tavolinë. Madje më shqetësojnë dhe më shumë thirrjet e dhunës që bëjnë drejtuesut e opozitës ndaj institucioneve kushtetuese të Shqipërisë”, tha Gjylameti.

Të fundit