Flash News

KRYESORE

Djegia e mandateve nga opozita, Rama reagon me ironi dhe e krahason Qeverinë me skuadrën që vodhi kampionatin

Djegia e mandateve nga opozita, Rama reagon me ironi dhe e krahason

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet e deputetëve.

Me një postim në ‘Twitter’, që nuk i përgjigjet situatës serioze ku ndodhet vendi, Rama e krahason Qeverinë e tij me ekipin italian të futbollit, Juventus: “Ky Juventusi s'durohet më!Të anullohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha.Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e  bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para!Ndryshe s'ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve.”

Por për të vijuar ironinë e kryeministrit, kujtojmë se Juventus, pjesë e kampionatit ‘Serie A’, u dënua në vitin 2006-të për skandalin e ‘Calciopoli’-t, më i madhi në Itali dhe në të gjithë botën e futbollit, për shkak se u provua që kishte manipuluar kampionatin.

Edhe Qeveria e Ramës akuzohet sot nga opozita për vjedhje të votave dhe manipulim të zgjedhjeve.

Djegia e mandateve/ Gazment Bardhi flet për Politiko.al: Praktikisht, do të kemi një parti-shtet; nuk ka kohë për të humbur

Të fundit