Flash News

KRYESORE

Djegia e mandateve, reagon Arben Ristani: Vendimi i duhur por vetëm fillimi

Djegia e mandateve, reagon Arben Ristani: Vendimi i duhur por vetëm fillimi

Politikani i djathtë, Arben Ristani, ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës për djegien e mandateve të deputetit, si një mesazh i qartë i ardhur pas protestës së opozitës.

Ristani është shprehur se djegja e mandateve parlamentare është vendimi i duhur, pasi është proporcional me situatën e paprecedentë ekonomike, politike dhe shoqërore që ka shkaktuar qeveria "Rama".

Ai gjithashtu ka theksuar se djegja e mandateve është vetëm një veprim që mbetet vetëm fillimi i një beteje që vjen më pas.

Postimi i plotë:

Djegja e mandateve parlamentare eshte vendimi i duhur, ndonese nje vendim ekstrem dhe i paprecedente ne historine e demokracise shqiptare. Eshte vendimi i duhur sepse eshte proporcional me situaten e paprecedente ekonomike, politike dhe shoqerore qe ka shkaktuar Rilindja dhe Rama.

Djegja e mandateve sado veprim i duhur, i forte e kuptimplote, eshte vetem nje veprim qe nis nje levizje politike, qe jep shprese per zgjidhje te shpejte te situates, e qe mbetet vetem fillimi i nje beteje qe vjen me pas.

Beteja reale per opoziten eshte marreveshja e re me shqiptaret tashme te varferuar, te vjedhur, dhunuar dhe tallur, por nderkohe te revoltuar dhe plot sy e veshe ndaj opozites dhe zgjidhjeve qe ajo do ofroje.

Të fundit