Flash News

KRYESORE

Djegia e motoskafit në Vlorë, dalin detajet: Disa turistë kishin marrë mjetin me 500 litra benzinë

Djegia e motoskafit në Vlorë, dalin detajet: Disa turistë kishin

Një mjet lundrues, i tipit motoskaf është përfshirë nga flakët ditën e sotme në bregdetin e Vlorës dhe si pasojë e flakëve ka mbetur i lënduar një person.

Nga të dhënat paraprake, mësoshet se në motoskaf ishin disa turistë të cilët kishin dalë në det, por pas problemeve që hasën mjeti lundrues u kthye në breg.

Ky motoskaf kishte 500 litra benzinë dhe zjarrfikësit prej orës 18:30 po luftojnë me flakët por pa arritur që ta shuajnë zjarrin.

Personi i lënduar është dërguar në spitalin rajonal të qytetit, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Lidhur me djegien e motoskafit pritet njoftimi zyrtar i policisë që do të hedhë edhe më shumë dritë mbi ngjarjen.

Të fundit