Flash News

KRYESORE

Djersitja gjatë natës tregon se mund të vuani nga disa sëmundje

Djersitja gjatë natës tregon se mund të vuani nga disa

Disa personave mund t’ju ndodhë shpesh që të djersisin gjatë natës, dhe kjo zakonisht ndodh në rastet kur temperatura e ambientit është e lartë ose kur jeni mbuluar më shumë se duhet.

Në këto raste djerësitja është diçka normale, por ka raste që djersitja nuk ndodh për këto arsye dhe kjo gjë mund të jetë shumë shqetësuese për shëndetin.

Disa nga arsyet përse djersini gjatë natës:

Menopauza

Afshet e nxehta që shoqërojnë menopauzën mund të shfaqen gjatë natës dhe shkaktojnë djersitje. Kjo është një ndër shkaqet më të zakonshme të djersitjes gjatë natës te gratë.

Hiperhidroza idiopatike

Është një gjendje ku trupi prodhon në mënyrë kronike shumë djers pa një shkak mjekësor të identifikueshëm.

Kanceri

Djersitjet gjatë natës janë një simptomë e parë e disa llojeve të kancerit. Lloji më i zakonshëm i kancerit që lidhet me djersitjet gjatë natës është limfoma.

Ilaçet

Përdorimi i disa ilaçeve të caktuara mund të çojë në zhvillimin e djersitjes gjatë natës. Ilaçet kundër depresionit sidomos mund të shkaktojnë simptoma të tilla. 8-22% e njerëzve që marrin mjekime për depresionin mund të kenë djersitje natën. Ilaçet që përdoren për të ulur temperaturën, si aspirina dhe acetominofen, mund të shkaktojnë gjithashtu djersitje.

Hipoglicemia

Nivelet e ulëta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë djersitje. Njerëzit që marrin insulinë ose mjekime orale për diabetin mund të kenë hipoglicemi gjatë natës, që shoqërohet me djersitje.

Çrregullime hormonale

Djersitja mund të jetë gjithashtu simptomë e disa çrregullimeve hormonale, si hipertiroidizmi apo sindroma karcinoide.

Gjendjet neurologjike

Gjendjet neurologjike si disrefleksia autonomike, goditja në tru dhe neuropatika autonomike mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës.

Të fundit