Flash News

KRYESORE

Do arrestohet Vangjush Dako? Zëdhënësi i Prokurorisë për Politiko: Po hetojmë veprimtarinë e kryebashkiakut

Do arrestohet Vangjush Dako? Zëdhënësi i Prokurorisë

Prokuroria e Përgjithshme, kontaktuar nga Politiko.al për çështjen e arrestimit të Vangjush Dakos, është shprehur se kryebashkiaku i Durrësit nuk është nën hetim, por kjo nuk nënkupton se nuk po investigohet veprimtaria e tij.

"Per çështjen në fjalë vazhdojnë hetimet me ritëm të pershpejtuar.  Nuk është personi nën hetim për Vangjush Dakon nuk do te thotë se nuk po hetohet veprimtaria e tij.  Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shume personave te tjerë dhe në përfundim do të konkludohet nese ka ose jo elementë të vepres penale. Për dosjen 339 me vendim të Donika Prelës janë vendosur 2 prokurorë dhe 10 policë gjyqësorë, nga një prokuror dhe pesë oficerë gjyqësorë që ishin më parë. Po ekzaminohen rreth 400 CD, nga 700”, sqaroi zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjitshme, Denion Ndrenika në orët e vona të mbrëmjes.

Pasditën e sotme, kryetari i PD-së, Lulzim Basha paralajmëroi arrestimin e Dakos në ditët në vijim, pa dhënë më shumë detaje. Emri i kryebashkiakut të Durresit del në përgjimet e dosjes '339', duke komunikuar me anëtarët e grupit kriminal të Avdylajve për votat në zonën e Durrësit.

Të fundit