
Flash News
SHBA përfshihet në luftë, pse Trump mori rrezikun të sulmonte Iranin?
Mbytet turistja boshnjake në Durrës
Aksident masiv në aksin Librazhd-Qukës, 3 të plagosur, njëri në gjendje kritike
Përfshihet nga flakët një apartament në Yzberisht
Grabiti në 2021 një argjendari në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari (EMRI)

Arben Kallamata
Metoda më e efektshme për t'iu mësuar të huajve gjuhën shqipe është duke nisur nga fjalët themelore për komunikim, ato që përmbajnë thelbin e leksikut dhe të psikikës shqipe. Ndër këto fjalë veçohet si më të rëndësishmja por edhe më të vështira për t’u kuptuar, bytha. Duke lënë mënjanë delikatesën dhe etiketën e panevojshme, studimi i bythës dhe nuancave të saj, përvetësimi i bashkërendimeve të saj idiomatike të bind se ajo jo vetëm që duhet nxjerrë nga pozicioni i panevojshëm dhe arbitrarisht i diktuar si tabu, por edhe të ngrihet në lartësinë e fjalëve më të vyera të gjuhës.
Bytha përdoret për të shprehur aftësi intelektuale, gjendje emocionale, status shoqëror, cilësi morale e mundësi fizike të pakufizuara. Për shembull për një njeri që e di veten më të zotin nga ç’është në të vërtetë themi që është bythë e zgjuar ose i zgjuari i bythës. Nëse ai kërkon të përfitojë më shumë se i takon dhe ne jemi në gjendje t’ia kuptojmë qëllimin e të mos e lemë ta arrijë, themi i di bytha, ndërsa kur është i pangopur me ato që kërkon e quajmë bythëmadh.
Ndoshta kjo të bën të mendosh që bytha shpreh mungesë aftësish, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Sepse, kur duhet zotësi për të bërë një punë të vështirë, qoftë mendore, qoftë fizike, thuhet do bythë ajo punë. Pra po s’pate bythë nuk je i zoti. Bytha është zotësi, apo jo? Edhe po, edhe jo. Sepse, nga ana tjetër, kur e bën diçka më bythë domethënë që e bën keq. Pra bytha është edhe aftësi, edhe paaftësi. Prisni pak. Kur e bën diçka me bythë mund të ketë edhe kuptimin që e bën shumë kollaj. Për shembull në fjalinë: Punën e ministrit, mo? Unë e bëj me bythë. Në kuptimin që e bëj kollaj fare, pa u menduar. E njëjta fjalë, e njëjta shprehje, ka disa kuptime të kundërt me njërit-tjetrin.
Sidoqoftë, bytha është sinonim me kurajon, guximin, forcën morale dhe intelektuale. Një njeri pa këto cilësi s’ka bythë, ose s’ia mban bytha – nga ku del edhe se bytha ka kapacitet mbajtës. Siç ka edhe kapacitet ndenjës kur themi s'ka bythë ku të rrijë për diçka që nuk durohet.
Më një fjalë bytha është element i domosdoshëm për të cilin duhet të kujdesemi ta mbajmë sa më të shëndetshëm. Prej këtej del edhe urimi shëndet e bythë të forta, një nga rastet e rralla kur bythës i referohet në numrin shumës. Ca njerëz kanë qëlluar pa fat në këtë drejtim, sepse e kanë bythën e butë, jo të fortë. Këta quhen bythëpambuk, në kuptimin që s’janë mësuar me vështirësi. Pra, bythë e fortë është mirë, bythë e butë, si pambuk është keq. Më e mira fare është që bythën ta kesh të fortë e të mprehtë duke synuar që të arrish diçka thuajse të papërfytyrueshme siç mund të jetë prerja e spangos, ose të paktën e fijes së perit. Kjo, më tepër se sa forcë, kërkon taktikë, zgjuarsi dhe imagjinatë. Po i pate, atëherë ta pret bytha spangon. Por kujdes në mprehjen e bythës, sepse ka raste kur mbetesh pa bythë fare, sado që të përpiqesh ta ushqesh, duke u kthyer në një nga ata njerëz që ha e ha e bythë s'ka.
Bytha është organ shumë i ndërlikuar. Ajo përdoret edhe për të folur, edhe për të dëgjuar. Kur dëgjon me bythë nuk para ja vë veshin atyre që fliten. Kjo ndoshta edhe ngaqë tjetri po flet me bythë, domethënë po ia fut kot, ose po flet shumë, pra bën dërr-dërr si bytha e Zdërres ose është bytha e Zdërres. Nuk është zbuluar ende kush ka qënë Zdërrja dhe pse i është bërë bytha aq e famshme.
Ca njerëz bëhen aq të mërzitshëm sa që të çajnë bythën, megjithëse ti e ke në dorë vetë të mos e çash bythën duke u bërë tip bythmosçarës, që është shqipërimi i fjalës indiferent. Dhe, meqë ra fjala, bytha mund të çahet ose mund thjesht të plaset, por kur nuk ndodh asnjë nga këto kuptimi është i njëjtë - nuk çan bythë, ose nuk i plas bytha. Bytha mund të griset ose të rripet, po kujdes se po të ndodhi ndonjë nga keto, pra po katandise bythgrisur ose bythërrjepur, atëherë do ta kesh punën keq se do kesh mbetur pa brekë në bythë. Kjo iu ndodh të gjithë atyre që shpenzojnë pa u menduar dhe i bëjnë paratë bythë, aq sa s’kanë të hanë, ose siç thonë andej nga Korça, iu zë bytha pezhishka. Megjithatë, të qënit pa brekë në bythë nuk është njëlloj si të qënit bythëzbuluar. Ndërsa e para tregon varfëri, e dyta tregon pakujdesi për të fshehur diçka që nuk që të ta shohin apo ta marrin vesh të tjerët dhe që s’ka fare nevojë të jetë vetë bytha.
Duhet pasur kujdes me lëvizjet e bythës. Pavarësisht se dikush mund të të nxisë të lëvizësh bythën, domethënë të fillosh të punosh, po u binde mund të bëhesh bythëlëvizur, i paduruar, zevzek. Dhe po u cilësove si bythëlëvizur mund të dalë që ke probleme karakteri dhe nuk i përmbahesh fjalës, ose si i thonë ndryshe, e dredh bythën sa andej këndej. Prandaj është më mirë që ta mbash bythën drejt.
Eshtë interesant se si Shqipëria, një bythë vend, ka kaq shumë shprehje me bythë. Ne rrijmë të gjithë bythë më bythë, ngjeshur me njëri-tjetrin dhe vrasim mendjen pse na ka rënë bytha në ujë, na ka zënë belaja. Ndoshta ngaqë ne vetë kërkojmë bythë viçi, domethënë kërkojmë gjëra të mëdha pa u munduar shumë, por edhe ngaqë secili prej nesh shikon bythën e vet, duke menduar që ta mbajmë të keqen larg bythës sonë. Ose ndoshta ngaqë politikanët i bëjne punët me bythë.
*Titulli i Politiko. Në origjinal: Gjuhë e vështirë.
Të fundit


Pse disa aleatë kryesorë të Teheranit kanë qëndruar jashtë konfliktit Izrael-Iran?
23 Qershor 2025, 08:34
PPP e sterilizimit drejt mbylljes, kosto reale 53% më shumë se kontrata
23 Qershor 2025, 08:19
Plagosje me armë zjarri në Shkodër, arratiset autori
23 Qershor 2025, 08:04
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
23 Qershor 2025, 07:50
Temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot
23 Qershor 2025, 07:40
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
23 Qershor 2025, 07:22
Krim brenda familjes në Greqi, 61-vjeçari vret prindërit e tij të moshuar
22 Qershor 2025, 21:57
Sulmet ajrore të SHBA-së/ Paralajmëron Irani: Loja nuk ka mbaruar!
22 Qershor 2025, 21:29
Bombardimet e SHBA/ Teologu shqiptar në Iran: Kishte informacion për sulmin!
22 Qershor 2025, 21:09
Grushta, spraj dhe piper, shqiptarët përleshen me efektivët në Itali! Përfundojnë në qeli
22 Qershor 2025, 20:48
SHBA përfshihet në luftë, pse Trump mori rrezikun të sulmonte Iranin?
22 Qershor 2025, 20:28
Konflikti Izrael-Iran rrit tensionet globale: A rrezikohet ekonomia shqiptare?
22 Qershor 2025, 20:02
SHBA bombardoi Iranin/ Rama: Mbështes përpjekjet e sinqerta të Trump!
22 Qershor 2025, 19:40
Mbytet turistja boshnjake në Durrës
22 Qershor 2025, 19:05

10 kritikat më të forta të raportit të PACE për zgjedhjet e 11 Majit!
22 Qershor 2025, 18:41
Aksident masiv në aksin Librazhd-Qukës, 3 të plagosur, njëri në gjendje kritike
22 Qershor 2025, 18:28
"Bashkia e Tiranës është kthyer në parodi"/ Teliti: Koha për zgjedhje të parakohshme!
22 Qershor 2025, 18:17
Ditët e nxehta të qershorit, rriten ndjeshëm vizitat në spitalin psikiatrik të Vlorës
22 Qershor 2025, 17:58
Përfshihet nga flakët një apartament në Yzberisht
22 Qershor 2025, 17:32
Aksion në veri të Kosovës, gjendet arsenal armësh në pronën e politikanit serb
22 Qershor 2025, 17:15
Irani gati të mbyllë ngushticën e Hormuzit/ Çfarë pasojash sjell për tregtinë ndërkombëtare
22 Qershor 2025, 16:50
Murtaja e bagëtive/ Shkon në 10 numri i vatrave, ja qarqet e prekura
22 Qershor 2025, 16:25
Grabiti në 2021 një argjendari në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari (EMRI)
22 Qershor 2025, 16:00
Atentati ndaj Pjetër Kazës/ Merret në pyetje Preng Gjini, zbardhet dëshmia para hetuesve
22 Qershor 2025, 15:33
"Trump ka hapur kutinë e Pandorës"
22 Qershor 2025, 15:10

Konflikti Izrael-Iran, Papa Leone XIV: Njerëzimi bërtet dhe lutet për paqe
22 Qershor 2025, 14:24
Goditet grupi kriminal në Belgjikë, mes të arrestuarve 10 shqiptarë
22 Qershor 2025, 14:00
Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna
22 Qershor 2025, 13:35

Shiste d*ogë në ish-Bllok, vihet në pranga 23-vjeçari
22 Qershor 2025, 12:57

Starmer mbështet sulmin e SHBA-së ndaj Iranit, thirrje Teheranit të kthehet në negociata
22 Qershor 2025, 12:20
I dënuar me 8 vite burg në Itali, arrestohet 33 vjeçari shqiptar
22 Qershor 2025, 11:54
Irani dënon sulmin amerikan ndaj objekteve bërthamore, paralajmëron pasoja
22 Qershor 2025, 11:34


Hekurudha Shqiptare përfshihet nga shkurtime kolektive të stafit
22 Qershor 2025, 10:46
SHBA ka ndryshuar rrjedhën e konfliktit - si do të përgjigjet Irani?
22 Qershor 2025, 10:24
Kanabis në kanalet kulluese, arrestohet 48-vjeçari në Fier
22 Qershor 2025, 10:06
Shqiptarët ‘pushtojnë’ New York-un, mijëra njerëz marshojnë në paradën Kuq e Zi
22 Qershor 2025, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
22 Qershor 2025, 09:27
A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira
22 Qershor 2025, 09:12
SHBA bombardon Iranin, godet tre objekte bërthamore të Teheranit
22 Qershor 2025, 08:53
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
22 Qershor 2025, 08:35
Parashikimi i motit/ Si do ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
22 Qershor 2025, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
22 Qershor 2025, 08:00

Presidenti iranian: Nuk do ta ndalim programin bërthamor
21 Qershor 2025, 21:46
Evropa goditet nga vala e parë e të nxehtit: Deri në 40°C pritet fundjava
21 Qershor 2025, 21:19
Borussia Dortmund merr fitoren e parë në Botërorin e Klubeve
21 Qershor 2025, 20:56

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, dy të lënduar
21 Qershor 2025, 20:05

ChatGPT mund t’iu dëmtojë trurin, ja çfarë thotë studimi
21 Qershor 2025, 19:20

Artikulli i Fox News për Ramën, Berisha: Damkoset botërisht si ‘Ramaduro’, Maduro i Europës
21 Qershor 2025, 18:38
Lideri i opozitës në Bjellorusi lirohet pas pesë vitesh burg
21 Qershor 2025, 18:22
Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë, Vehbi Furxhi
21 Qershor 2025, 18:06
Aksident në Fier-Levan, dy të plagosur
21 Qershor 2025, 17:43
Turizëm në trafik, kur rrugët zhbëjnë suksesin
21 Qershor 2025, 17:25
Raporti që rrëzon propagandën: Shqipëria e fundit në Evropë për cilësinë e ujërave larës
21 Qershor 2025, 17:04
Broja drejt largimit nga Chelsea, 4 skuadra në bisedime për mesfushorin
21 Qershor 2025, 16:42
Irani konfirmon vdekjen e shkencëtarit të dhjetë bërthamor
21 Qershor 2025, 16:24
Artikulli i Fox News për Ramën, reagon LaCivita: Autokrati i Europës, armiku i Trumpizmit
21 Qershor 2025, 16:07
Ballkani si depo për migrantë?
21 Qershor 2025, 15:49

Khamenei emëron pasardhësit e mundshëm nëse vritet
21 Qershor 2025, 15:10
Rinumërimi/ Kaso për Kolegjin Zgjedhor: Noter i vendimeve të KQZ, nxitoi të mbyllë procesin
21 Qershor 2025, 14:52

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së
21 Qershor 2025, 14:29
Gazetari publikon shifrat: 39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj
21 Qershor 2025, 14:06
Lobimi i LSI, Meta akuza të forta Endrit Braimllarit: Prej firmave të tij jam sot në burg
21 Qershor 2025, 13:40

Izraeli thotë se ka eliminuar një tjetër komandant të lartë iranian
21 Qershor 2025, 12:43

Irani dhe Izraeli shkëmbejnë sulme të reja, Teherani refuzon bisedimet me SHBA-në
21 Qershor 2025, 12:00
PD: Parregullsitë në procesin e votimit nga Diaspora, përgjegjësi e KQZ-së dhe DHL-së
21 Qershor 2025, 11:36
VIijon ngërçi, dështon për të 35-në herë konstituimi i Kuvendit
21 Qershor 2025, 11:14
Policia e Tiranës sekuestron 500 mijë euro, procedohet pronarja e një pike këmbimi valutor
21 Qershor 2025, 10:55
Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet e KLSH-së
21 Qershor 2025, 10:35
Makina humb kontrollin në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi
21 Qershor 2025, 10:14

Dështoi plot 34 herë, sot përpjekje e re për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
21 Qershor 2025, 09:37
Këmbimi valutor, 21 qershor 2025
21 Qershor 2025, 09:17
Rinumërohen 30% e kutive të votimit për Tiranën, sa vota kanë humbur PS dhe PD
21 Qershor 2025, 08:55

Me temperatura deri në 35 gradë, njihuni me parashikimin e motit sot
21 Qershor 2025, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 Qershor 2025, 07:58

Fëmijët po braktisin shkollën për shkak VKM-së, nuk u rimbursohet transporti
20 Qershor 2025, 21:30
Ballo me maska e dreqtësisë
20 Qershor 2025, 21:11
Matura 2025, publikohen notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
20 Qershor 2025, 20:40
Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane
20 Qershor 2025, 20:33


Mbretëria e Bashkuar tërheq përkohësisht stafin e ambasadës nga Irani
20 Qershor 2025, 19:16