Flash News

KRYESORE

"Do bëj edhe pakt me djallin"; Murrizi më i vendosur se kurrë për listat e hapura, ftesë edhe Bashës

"Do bëj edhe pakt me djallin"; Murrizi më i vendosur se

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslym Murrizi, është shprehur i vendosur në nismën e tij për një sistem zgjedhor me lista të hapura.

I ftuar në “Open”, Murrizi theksoi se përveç listave të hapura, do insistoi për uljen e pragut zgjedhor nga 5 në 2%, ndërsa nuk ka munguar edhe një ftesë e tij për opozitën jashtëparlamentare.

“Mes listës së hapur dhe pjesëmarrjen time në Kuvend, unë zgjedh të parën. Kurrë mos qofsha në Kuvend, por dua t’ua prish listat e mbyllura. Dua ta ul nga 5% në 2%. Edhe me djallin do bëj pakt për të hapur listat.

Mund të jetë edhe Basha e Mediu dakord që ta ulin. Prandaj unë them hajde ulemi e flasim”, tha Murrizi.

Të fundit