Flash News

KRYESORE

"Do bëjmë “luftë” për të mbrojtur koalicionin", Dashamir Shehi paralajmëron Ramën: Do t’i japin shkelmin kësaj bote të pisët

"Do bëjmë “luftë” për të mbrojtur

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka paralajmëruar kryeministrin Rama se “opozita do të bëjë “luftë” për të mbrojtur koalicionet parazgjedhore.” Në një intervistë për A2CNN, Shehi u shpreh i vendosur për të mos prishur koalicionin me Bashën.

Megjithatë, edhe në rast dështimi të mbrojtjes së koalicioneve parazgjedhore, Shehi theksoi se sidoqoftë 25 prilli do të jetë fundi i qeverisjes së Ramës.

 “Siç kemi folur edhe dje me zotin Basha, do bëjmë “luftë” për të mbrojtur koalicionin, por edhe listat e hapura, sa të jetë e mundur. Këtë do ta bëjmë para dhe pas 1 tetorit. Drafti të shkoj në Parlament, Rama le ta aprovoje me njerëzit e vet. Rama do të hedhë çdo jave nga një gurë, por unë kam bindjen se nuk duhet të merremi me lojërat e tij. Pra të mbrojmë koalicionin dhe listat por po nuk u bënë nuk është fundi i botës. Ne do të shkojmë gjithsesi në votë me çfarëdolloj ligji sepse nuk ka asgjë që e shpëton Edi Ramën”, u shpreh Shehi.

Më tej, kreu i LZHK-së ngriti akuza se premtimet e Edi Ramës janë gënjeshtra elektorale dhe kryeministri është i rrethuar nga një “botë e pisët”.

“Ka ende personazhe që i vërtiten tavolinës opozitare që kanë të gjithë ngarkesën negative. Ky është një proces, që do vazhdojë, dhe besojmë që shumicën e kemi pastruar. Ky nuk është thjesht proces moral, por edhe ligjor. Por ne kemi intentin t’i japin një shkelm kësaj bote të pisët, dhe këtë rrugëtim e kemi filluar. Ditën që do të iki Rama do të çlirohen shumë energji pozitive në vend”, theksoi ai.

Të fundit