Flash News

KRYESORE

Do bënin dasmën në Japoni, për shkak të koronavirusit Katy Perry dhe Orlando Bloom ndryshojnë planet

Do bënin dasmën në Japoni, për shkak të koronavirusit
Vetëm një ditë më parë, Katy Perry zbuloi përmes këngës së saj të re me një klip shumë të bukur se po priste fëmijën e saj të parë me aktorin Oralndo Bloom. Dyshja e famshme do të bëhen prindër shumë shpejt dhe sipas mediave të huaja ata ndihen kaq të lumtur. Mirëpo, ashtu siç ka alarmuar gjithë globin, koronavirusi ka bërë aktorin dhe këngëtaren të ndryshojnë planet e tyre të dasmës të cilën do e zhvillonin në Japoni.
 
View this post on Instagram
 

one year ago I said yes to a life of love and evolution... and definitely never a dull moment 😜

A post shared by KATY PERRY (@katyperry) on

Revista "People" shkruan se çifti kishin vendosur të martoheshin në fillim të verës por për shkak të  të koronavirusit (COVID-19), ata raportohet se kanë vendosur të shtyjnë planet e dasmës. "Gjithçka ishte caktuar për në Japoni dhe me 150 të ftuar," tha burimi, "Katy ishte në të vërtetë e ngazëllyer që do ecte drejt altarit shtatzënë." Burimi shtoi: "Të dy ishin aq të gatshëm sa të gjitha detajet e dasmës ishin vendosur por çdo gjë është pezulluar për shkak të koronavirusit".
 
View this post on Instagram
 

Let’s just say it’s gonna be a jam packed summer... 🎶♥️🙂 #NeverWornWhite is out now

A post shared by KATY PERRY (@katyperry) on

Të fundit