Flash News

KRYESORE

“Do çlirohemi nga banda qeverisëse”, Alibeaj paralajmëron surpriza gjatë 2019

“Do çlirohemi nga banda qeverisëse”, Alibeaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeleid Alibeaj nuk çuditet nga shkarkimi i gjashtë ministrave nga Edi Rama. I ftuar në studion e lajmeve të Abc News, Alibej thekon se legjitimimi i mazhorancës ka rënë më kohë por se qëndrojnë ë detyrë se vetëm kanë ca karrige.

Nuk ia vlen fare të bësh një analizë për lëvizjet e kësaj qeverie që asgjë nuk kanë të përbashkët me një lloj qeverisjeje. Me këtë nënkuptoj interesin publik. Sa kohë demokracia është shpikur, rotacion politik, filli përbashkues është kryeministri i të justifikonte për arsye të interesit publik. Unë nuk pashë dhe nuk besoj që asnjë nga qytetarët që kanë parë kronikën të ketë parë qoftë edhe për së largu ndonjë justifikim, ndonjë legjitimim të interesit publik. Madje fyerja shkon edhe më shumë se sa kaq se tha që ata që i hodhi tutje, kanë bërë punë të mirë. Shikoni paradoksin e madh, qoftë edhe psikik të këtij njeriu që na drejton vendin”, u shpreh ai.

Në fund dha edhe parashikimin e tij për këtë vit të ri. Sipas Alibeajt, 2019-a do jetë viti kur shqiptarët do duan të kthehen në normalitet.

“E sigurt është që këtë vit do jetë çlirimi i shqiptarëve nga kjo bandë. Kjo është e sigurt. Në fakt e kanë treguar që tani, në 2018-n, fare qartë, kurorëzimi do të jetë në 2019-n, do jetë një vit kur shqiptarët kudo pa afilacione politike do të kërkojnë rikthimin ën normalitet, në atë që quhet demokraci. Kalljen e kësaj kufome që për pesë vite i qeverisi, do jetë një makth në historinë politike të shqiptarëve. Do t’u uroja shqiptarëve që ky të jetë viti i fundit që ndodhen në varfëri, terror, që ndodhen kaq pranë çlirimit dhe që të gjithë sëbashku duke filluar nga viti 2019 për të bërë që të lindë përsëri dielli për ta”, tha Alibeaj.

Të fundit