Flash News

KRYESORE

"Do doja të isha e vdekur", fansat alarmohen nga deklarata e papritur e Cardi B

Cardi B ka bërë një postim në Instagram, përmes të cilit ka alarmuar fansat. "Do doja të isha e vdekur" ka shkruar Cardi B dhe deklarata e saj u bë menjëherë virale duke shfaqur shqetësimin e ndjekësve të saj.

Mirëpo, si duket këngëtarja është penduar menjëherë pasi e ka fshirë postimin (por shumë vonë, ai ishte screenshot-uar tashmë).

Megjithëse ajo gjatë gjithë kohës ka qenë aktive në rrjetet sociale dhe duket sikur jeta po i shkon shumë mirë, Cardi B mesa duket nuk qenka aq e lumtur sa mendojmë. Jeta e artistëve të tillë me kaq shumë angazhime e fansa, ka dhe vështirësitë e saj.

Momentalisht ajo është e angazhuar me koncerte dhe ende nuk është mësuar cila ka qenë arsyeja e një deklarate të tillë nga ana e reperes.

Të fundit