Flash News

KRYESORE

“Do doja të isha ministër”, çfarë posti do zgjidhte Artur Zheji në qeverinë ‘Rama’

“Do doja të isha ministër”, çfarë posti do

Moderatori i emisioni ‘360’ gradë’, Artur Zheji ka hedhur poshtë zërat se përplasja me kryeministrin Edi Rama erdhi për shkak se ky i fundit nuk i dha post në qeverinë e tij.

I ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ në Ora News, Zheji nuk e mohoi kur u pyet nga Rudina Dembacaj se do donte një post të tillë, me qëllim që të përmirësonte sektorin e kulturës në vend.

“Do të doja t’i jepjanjë dorë Ministrisë së Kulturës ndonjëherë. Por, kur vetë kryeministri të jetë kulturëdashës. Është një tmerr që kryeministri, vjen nga arti, ka profesion artistik dhe ka vënë një Ministre, e cila nuk ka një rekord pozitiv”, u shpreh Zheji.

Raportet mes tij dhe Ramës nuk janë më si dikur, pasi në seancën e së enjtes, Rama e etiketoi Zhejin me epitetin Artur Kadriu, ndërsa analisti përmes një editoriali pohoi se Rama është një i dehur nga overdoza e pushtetit.

Të fundit