Flash News

KRYESORE

Do drejtojë Ministrinë e Jashtme, Gent Cakaj merr urimin e parë nga zyrtari i lartë i Kosovës

Do drejtojë Ministrinë e Jashtme, Gent Cakaj merr urimin e parë

Zv/ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, të cilit iu delegua drejtimi i Ministrisë nga kryeministri Edi Rama, ka marrë urimin e parë nga Prishtina. Është zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj që uron Cakajn për kompetencat e reja brenda Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

“Falemnderit për bashkëpunimin e afërt Ministër Ditmir Bushati. Urime dhe shumë suksese Ministrit Gent Cakaj. Jam i sigurt që lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të forcohet edhe më tutje”, shkruan Hoxhaj.

Gent Cakaj do të vijojë të mbajë postin e zv/ministrit, por me vendim të Edi Ramës, i dekretuar edhe ministër i Jashtëm, do të jetë figura kryesore brenda Ministrisë së Jashtme.

Cakaj ministër i Jashtëm i deleguar, reagon “Vetëvendosja”: Mos jini të verbër

Të fundit