Flash News

KRYESORE

“Do e dekretoni Ramën si ministër të Jashtëm?” Meta: Do përgjigjem me qetësi, por pa dashuri

“Do e dekretoni Ramën si ministër të Jashtëm?”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë një aktiviteti për dhurimin e gjakut në Lezhë, u pyet  nëse do të dekretojë kryeministrin Edi Rama si ministër të Jashtëm, pas refuzimit të Cakajt në këtë post.

“Do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme dhe shteruese, me qetësi, por pa dashuri brenda afateve kushtetuese”- nënvizoi ndër të tjera kryetari i shtetit.

Zoti Meta, a do ta dekretoni kryeministrin si ministër të Jashtëm?

Presidenti Meta: Këtu jemi për të promovuar edhe një herë solidaritetin për dhurimin e gjakut. Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese.

Si e komentoni dorëzimin e Klement Balilit?

Presidenti Meta: E përshëndes ndalimin e Klement Balilit, një person me mjaft probleme me ligjin. Dhe me këtë rast dua të falënderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot.

Të fundit