Flash News

KRYESORE

“Do falet taksa e hapësirës”, Bozdo-Veliajt: Është fatkeqësi të tallesh me ata që janë në vështirësi

“Do falet taksa e hapësirës”, Bozdo-Veliajt:

Ish-deputeti demokrat, Eno Bozdo komentoi deklaratën e kryebashkiakut Erion Veliaj, që u shpreh sot se do të “falet taksa e hapësirës publike” për 10 mijë biznese në Tiranë. Bozdo e quan këtë “tallje të pastër”, pasi sipas tij biznesi do të duhet të paguaj taksën e tabelës, taksën e pastrimit apo dhe tatim fitimin.

“Është fatkeqësi të tallesh me ata që janë në vështirësi. E kam fjalën për E. Veliaj i cili ka vendosur tu falë bizneseve të Tiranës taksën e zënies së hapsirës publike. Është tallje e pastër në kushtet kur bizneset kanë mbyllur totalisht aktivitetin e tyre. Sepse atyre do tu duhet të paguajnë ndërkaq tatim fitimin, taksën e tabelës, taksën e pastrimit, etj...

Pra, duhet të paguajnë pavarësisht se nuk punojnë qoftë edhe 1 orë prej 2 javësh. Por Veliajt i duhet vetëm publiciteti, se për bizneset as ia ndjen fare në këtë kohë. Nuk mjaftoka pra kaosi i qeverisë së Ramës që vetëm premton po nuk ka ndërmend ta fusë dorën në xhep pavarësisht kërkesave të Opozitës, por tani biznesit i duhet edhe të durojë talljen e Veliajt”, shkruan Bozdo.

Të fundit