Flash News

KRYESORE

“Do fitojmë Shkodrën”/ Voltana Ademi 'përgjigje' Ramës me dy projekte infrastrukturore

“Do fitojmë Shkodrën”/ Voltana Ademi

Kryeministri Rama ishte sot në Shkodër, ku ndër të tjera kritikoi edhe kryebashkiaken e qytetit, Voltana Ademi dhe u shpreh u bindur se PS do të fitojë më 30 Qeshor.

Pa kaluar shumë kohë, Bashkia e Shkodrës i është përgjigjur indirekt kryeministrit me dy projekte infrastruktorore, që pritet të pëfundojnë brenda muajit Maj.

Projekti i parë: 4000 metër katror, 700 metër katror gjelbërim do të jenë shumë shpejt të shfrytëzueshme nga banorët e bllokut të banimit në rrugën "Qemal Draçini" në Shkodër. Sot është hedhur shtresa e dytë e asfaltit, apo siç quhet në gjuhen teknike "tapeti". Me përfundimin e plotë të punimeve, kjo zonë në qendër të qytetit do të kthehet në një territor në shërbim të banorëve por edhe të gjithë atyre që do ta frekuentojnë.

Projekti i dytë: Rruga “Malësorët e mullirit” në njësinë administrative Bërdicë, një rrugë e re e rikonstruktuar. Po punojmë për të përmirësuar aksesin, për të zhvilluar ekonominë e përmirësuar jetën e familjeve në fshatin Trush.

Të fundit