Flash News

KRYESORE

‘Do fitojmë si Neo Demokratia’, Ish kreu i PD-së Gjirokastër komenton euforikët e djathtë: Ne nuk po mundim dot një tigër prej letre

Kryetari i Partisë Demokratike të Gjirokastrës, Roland Bejko, ka komentuar, siç e quan ai, ‘valën e paparë të lumturisë në rrjetet sociale’, se e djathta në Shqipëri është pranë fitores meqë kjo forcë politike fitoi edhe në Greqi.

Sipas Bejkos, kjo është një ‘eufori trutharësh’, pasi Neo Demokratia fitoi kundër një kundërshtari shumë të vështirë, siç ishte Cipras, ndërsa, po sipas tij, në Shqipëri nuk po gjendet mënyrë për të hedhur poshtë një ‘tigër prej letre’.

“Neo Demokracia mundi një shumicë kuazi të suksesshme që drejtohej nga Cipras, ndërsa ne nuk po gjejmë dot mekanizmin për të larguar nga froni një "tigër" prej letre”, shkruan Bejko.

Kryetari i PD-së Gjirokastër theksoi se rasti i Neo Demokratia duhet studiuar me kalem në dorë nga e djathta shqiptare.

‘Fitoret nuk vijnë vetiu’, shkruan ai.

Të fundit