Flash News

KRYESORE

"Do flas me presidentin Takaj", Daja mohon lidhjet me Tiranën

"Do flas me presidentin Takaj", Daja mohon lidhjet me Tiranën

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, sot u shumë i zhgënjyer para kamerave pas humbjes 0-1 me Vllazninë. Skënderbeut nuk po i ecën asgjë këtë sezon dhe tekniku theksoi se do të bisedojë me presidentin Takaj për të diskutuar mbi të ardhmen e tij me bardhekuqtë.

“Loja ishte tepër e dobët. Ajo që na penalizoi ishte finalizimi i disa rasteve të pjesës së parë. Problemi me bojkotin e stërvitjes nuk ka ndikuar, sepse presidenti bëri ndërhyrjen e tij dhe situata u zgjidh. Unë nuk i shmang përgjegjësitë e mia, por lojtarët e vjetër duhet të marrin në shpatulla ekipin”, deklaroi Daja.

“Duhet të ulemi me presidentin, që të flasim për vazhdimësinë. Nëse duam të kalojmë këtë situatë, duhet të marrim të tjerë lojtarë. Tirana? Nuk kam asnjë lloj kontakti me Tiranën, sepse jam te Skënderbeu", shtoi ai.

Të fundit