Flash News

KRYESORE

Do fliste për herë të parë nga burgu, Izet Haxhisë i bllokojnë telefonatën me ‘News 24’

Do fliste për herë të parë nga burgu, Izet Haxhisë i

Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës, do të zhvillonte sot një bisedë telefonike nga burgu me gazetarët e ‘News 24’. Biseda ishte planifikuar rreth orës 13:30 dhe për këtë ishte njoftuar në faqen e ‘Facebook’ të Haxhisë.

Por pak minuta më parë, bashkëjetuesja e tij, Erjona, ka publikuar një reagim ku njofton se intervista është anuluar. Shkak është bërë një urdhër i autoriteteve të burgut për të bllokuar çdo telefonatë deri në orën 15:00.

Izet Haxhia është dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit, por Gjykata vendosi pak muaj më parë për t’i dhënë të drejtë që të rihapë këtë dosje.

Reagimi i Erjonës:

Miq! Si papritur dhe kurrë më parë, personeli i burgut lajmëron Izet Haxhinë që telefonatat e burgut do të jenë të gjitha të bllokuara, nga ora 12:30 deri në 15:00. Pra, në orën që do të jepte intervistën! Nuk e di se kush fshihet pas kësaj mafie të ndyrë, por Izet Haxhisë nuk mund t’ia mbylli gojën askush!

Nuk do t’i lejojnë asnjë telefonatrë sot (meqë s’punokan...)

Nuk e di se a do bëhet apo jo, dhe kur bëhet intervista!

Jam po aq e zhgënjyer sa ju, Izeti gjithashtu!

Zot, shpëtoje vendin tonë nga këta minj që po na gërryejnë atdheun deri në asht!

Ju përshëndes!

Erjona

Të fundit