Flash News

KRYESORE

“Do i lejoni shqiptarët që t’ju ndryshojnë emrin?” Diplomatët perëndimorë: Kështu u inkurajua nga rusët bojkoti i referendumit në Maqedoni

“Do i lejoni shqiptarët që t’ju ndryshojnë

Diplomatët perëndimorë që shërbejnë në Maqedoni frikësohen nga krijimi i një tensioni të mundshëm midis sllavëve maqedonas dhe shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet. Dështimi i referendumit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë po nxit frikën e rikthimit të mundshëm të një konflikti, të sponsorizuar kryesisht nga Rusia.

‘The Guardian’ raporton se diplomatët e huaj në Shkup kanë deklaruar se muajin e fundit në ‘Facebook’ janë shpërndarë rreth 40 postime që inkurajonin bojkotin e referendumit. Në këtë publikimi shtrohej pyetja: “Do i lejoni shqiptarët që t’ju ndryshojnë emrin?”

Sipas asaj që raporton media britanike, kjo fushatë ka për qëllim të shtojë tensionet midis dy etnive më të mëdhaja që jetojnë në shtetin fqinj.

Vendimi për të bojkotuar referendumin do të vijojë të mbajë të bllokuar rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Partitë politike shqiptare në Maqedoni kanë kërkuar prej vitesh që ky ngërç të zgjidhet pasi vendi nuk mund të mbetet gropë e zezë në rajon.

The Guardian: Rezultati i referendumit në Maqedoni, një tjetër fitore e Rusisë

Të fundit