Flash News

KRYESORE

“Do i trajtojmë njësoj si Serbinë” / Kosova njofton BE-në: Qeveria Rama po na diskriminon, gati taksa 100 %

“Do i trajtojmë njësoj si Serbinë” / Kosova njofton

Kosova mund ta trajtojë Shqipërinë njësoj si Serbinë.

Mediat në Kosovë kanë bërë të ditur sot se ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, u ka dhënë një paralajmërim Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas ministrit Shala, Kosova mund të vërë me këto dy shtete tarifa doganore të njëjta me ato që u vendosën ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

“E kam njoftuar tashmë Bashkimin Europian se Kosova do të ketë të njëjtën qasje ndaj të gjitha vendeve në rajon. Gjatë takimit me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare ju kërkova tërheqjen e të gjitha tarifave ndaj Kosovës. Ndër të tjera, ne shprehëm shqetësimet tona ndaj autoriteteve të Maqedonisë së Veriut pasi prodhuesit tanë nuk lejohen të eksportojnë peshk. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e gatshme të marrë masa specifike ndaj disa vendeve të veçanta, në varësi të kërkesave që ato vende kanë për prodhuesit tanë”, ka deklaruar ministri Shala.

Pas vendosjes së taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, Kosova duket se ka hyrë në një luftë të egër tregtare edhe me Shqipërinë që konsiderohet shteti mëmë. Nëse kjo betejë tregtar me Serbinë bëhet për arsye të qarta politike pasi ky vend nuk e njeh Kosovën, në rastin e Shqipërisë bëhet për arsye të mirëfillta ekonomike dhe veçanërisht nga qasja diskriminuese e qeverisë Rama. Prej kohësh autoritetet kosovare dhe ato shqiptare kanë pasur përplasje për tregtinë e produkteve të veçanta, si patatja, apo bllokimi i miellit kosovar nga autoritetet shqiptare. Produktet bujqësore që vijnë nga Kosova janë ato më të tarifuarat nga autoritetet shqiptare.

Të fundit