Flash News

KRYESORE

“Do ia marr numrin e Gruevskit Metës”, presidenti “injoron” Ramën: S’ta kam numrin!

“Do ia marr numrin e Gruevskit Metës”, presidenti

Mbrëmjen e sotme, i ftuar në “Open”, presidentit Ilir Meta iu shfaq videoja  e batutës së Edi Ramës me Nikollë Lesin.

Dy ditë më parë, të ftuar në emisionin “Repolitix” teksa e konsideroi arrogant, Lesi i tha Ramës të bëjë durim dhe i sugjeroi të marrë numër kontakti të-ish kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, i dënuar me dy vite burg e shpallur në kërkim. Rama iu përgjigj: “T’ia marr numrin Metës, se ai e ka mik”.

Pas këtij “thumbi” të Ramës, reagoi sonte presidenti Meta duke e injoruar.

“Unë jo vetëm që numrin e Gruevskit s’e kam por s’kam as numrin e Ramës se kam ndërruar telefon. Komunikimin e bëjmë nëpërmjet shefave të kabinetit”, tha Meta.

http://politiko.al/ne-24-minuta-emision-gjithe-pyetjet-per-lleshajn-meta-vasilit-une-nuk-luftoj-per-audience-i-pergjigjet-moderatorja/

http://politiko.al/presion-nga-nderkombetaret-meta-qendron-stoik-sdo-lejoj-te-shkelet-me-kembe-kushtetuta/

 

Të fundit