Flash News

KRYESORE

“Do ia them dhe Mirelës”, Pjerin Ndreu i tregon të parit Ramës sekretin me libra

“Do ia them dhe Mirelës”, Pjerin Ndreu i tregon të parit

Ditën e sotme gjatë takimit në Lezhë, deputeti socialist Pjerin Ndreu ka recituar një poezi të Migjenit kushtuar të rinjve.  Ndreu bëri dhe një batutë me  Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, pasi kjo e fundit pak ditë më parë në një postim shkruante se nuk duhet bërë s*ks me ata që nuk lexojnë libra.

“Kryeministri më thotë gjithmonë polic, se në fakt kështu jam njohur me të. Por për ta mbyll dua të tregojë një sekret, kryeministri nuk e di që unë në shtëpi kam një dhomë bibliotekë me romane me poezi. Do ja them edhe Mirelës, por po jam them kryeministrit njëherë. Dhe Lezha është një vend ku ka nxjerrë shumë pena, nga Gjergj Fishta. Unë desha të recitojë një pjesë nga himni i rinisë nga Migjeni”, u shpreh Ndreu.

Ndërsa më tej recitoi poezinë: “Rini thuaja këngës më të bukur që di, kumbi i zërit tënd përplaset në qiell, të kthejë prapë tek ne sepse hyjtë na kanë zili, e na të duam fort siç duam një diell”.

Nryeministri Rama u shpreh i emocionuar që një ish-polic reciton poezi.

 

Të fundit