Flash News

KRYESORE

“Do isha varur në mes të Tiranës”, ish-kryeprokurori flet për shkakun që e penalizoi për anëtar në Gjykatën e Lartë

“Do isha varur në mes të Tiranës”, ish-kryeprokurori

Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku ka treguar shkakun që sipas tij e penalizoi për të qenë pjesë e garës për Gjykatën e Lartë.

I ftuar në emisioni ‘Kjo Javë’ në ‘News 24’, Sollaku ka interpretuar arsyen që i është dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për shkak të masës disiplinore, në 2007-ën kur u shkarkua si kryeprokuror.

“Në fakt, jam në konflikt interesi të jap komente, por sipas tyre arsyeja ishte që nuk mund të kandidojnë ata që kanë masë disiplinore, e keqinterpretuan, nuk e kuptuan se di, por ndoshta mund ta ankimoj gjatë javës në Apel.

Se dy ishin arsyet që të largoheshe nga posti i kryeprokurorit në atë kohë, ose s’je në rregull nga trutë ose ke shkelur ligjin, u tha që ke shkelur ligjin se nuk ke zbuluar vrasjen e dikujt, apo e famshmja ekstradimet se pse nuk arreston 300 veta, unë do isha varur mes Tiranës se nuk mund të ekstradoje njerëz pa patur marrëveshje. Opinioni e kuptoi se ishte procedurë politike, se nuk të lejonte as ligji për tu ankuar. KLGJ e interpretoi si shkelje e disiplinës së punës”, tha Sollaku.

Të fundit