Flash News

KRYESORE

“Do iu nxjerr emrat!” Meta 'kërcënon' deputetët në Kuvend: As mos t’iu shkojë mendja të votoni “pusht-pushtetin”

“Do iu nxjerr emrat!” Meta 'kërcënon'

Presidenti Ilir Meta ka lënë për një moment në plan të dytë takimin me Presidentin Xhaferoviç për të dhënë edhe një paralajmërim të fundit për atë që pritet të ndodh në rast se deputetët e opozitës parlamentare japin “PO-në” për kalimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor gjatë seancës së sotme.

 “Të ashtuquajturit opozitarë në Parlament, nëse duan të quhen opozitarë, nuk duhet t’iu shkojë mendja të përpiqen sot t’i mbyllin derën e integrimit Shqipërisë. Sot, ai që ngre dorën, përveç listave të hapura 100%, ai ngre dorën kundër integrimit evropian të Shqipërisë, ai vendos pusht-pushtetin, mbi integrimin”, u shpreh Presidenti.

Meta po ashtu ‘kërcënoi’ deputetët se do të publikoi emrat e secilit që jep dakordësinë për kalimin e ndryshimeve dhe se përgjegjësia për këdo do të jetë individuale.

“Kushdo që ngre dorën, duhet ta dijë që përgjegjësinë do ta ketë edhe individuale, për çdo pasojë që do të ketë kjo përmbysje tinëzare. Presidenti do t’i publikojë të gjithë emrat e atyre që do të guxojnë ta bëjnë një gjë të tillë, se kush janë ata që do duan ta kthejnë Shqipërinë 30 vite pas për të mbyllur një derë, e cila nuk ka zot në botë që ta mbyllë”, ka thënë Meta, ndërsa apeloi për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

“Presidenti do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, nëse vazhdojnë me 5 qershorit, do të vazhdojmë përpara, në të kundërt presidenti dhe 3 milionë shqiptarë do tregojnë se Evropa është në emrat tona dhe se ajo nuk është euro, por është dinjitet. Të gjithë e kanë në dorë sot të tregojnë ku do të jenë, me pusht-pushtetin apo me demokracinë”, përfundoi Presidenti.

Të fundit