Flash News

KRYESORE

“Do jepja jetën ta ktheja nga koma”, Rama tregon historinë e ‘njeriut të zemrës’ në spitalin në Masaçutes

“Do jepja jetën ta ktheja nga koma”, Rama tregon historinë

Në kohën kur debati është fokusuar te shembja e teatrit dhe rikthimi i krizës politike në kohën e pandemisë, kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje një histori personale në nisje të fjalës në kuvend.

Duke dashur të bëjë një krahasim të situatës prej coronavirusit në Shqipëri, Rama përmend një histori personale, kur një person i tij i afërt ishte në koma në një spital në Amerikë.

“Ka shpërthyer dashura e beftë për teatrin, jam i prekur. ‘Zgjidhni me kujdes ata që dëgjoni’, thotë Shekspiri. Meqë teatrin e politikës sot e ka pushtuar politika për teatrin, më lejoni t’ju them se ky është lajm i mirë në këtë moment kur nëse nuk do kishim bërë gjërat e duhura, mund të përjetonim një hall të madh duke numëruar humbjet e jetës dhe kolapsin e sistemit shëndetësor.

Jeta më ka çuar dikur pa dashjen time pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan në Masacutes, kur hyrja dhe pashë se çfarë ndodhte mendova se kjo këtu është dora e zotit, se s’ka mundësi.

Para syve pashë atë qenie për të cilën do jepja jetën time të kthehej nga koma dhe sot në atë vend ku gjendet ai spital numërohen 6 mijë të vdekur me vetëm dyfishin e popullsisë së Shqipërisë, por si cdo sukses edhe ky ka koston e vet dhe është rritja e numrit të atyre që thonë se kjo ishte lojë, që tallen dhe atyre që shohin fytyrën e diktatorit që mbylli shqiptarët”, thotë kryeministri.

Të fundit