Flash News

KRYESORE

“Do ju vras fëmijët”, vjehrra e 40-vjeçarit të vrarë në Bulqizë jep detaje nga ngjarja

“Do ju vras fëmijët”, vjehrra e 40-vjeçarit të

Vjehrra e Adriatik Jellës, i cili mbeti i vrarë pas një konflikti të ashër me familjen e gruas së tij, ka shpjeguar se si ndodhi ngjarja.

Fidane Cidhnaku tregoi se gjithçka nisi me plagosjen e djalit të saj, plagosjen e krushkut të saj dhe më pas vrasjen e dhëndrit. Vjehrra e viktimës tha se dhëndri i kishte plagosur djalin, pas kërcënimeve të vazhdueshme që iu bënte atyre pasi ishte ndarë nga gruaja. “Do ju zhvarros të gjithëve. Do ju vras fëmijët”, citon Cidhnaku fjalët e viktimës.

Ajo tha se pak pasi Adriatiku kishte plagosur kunatin, ishte nisur drejt shtëpisë së tyre dhe më pas kishte plagosur vëllain e nuses së saj.

E moshuara tha 40-vjeçarin e kishin qëlluar se me dru dy vëllezërit e nuses së djalit të saj. Po ashtu ajo shtoi se Jella i kishte kërcënuar me jetë të gjithë si familje, madje edhe me akte më ekstreme, deri tek përdhunimi i grave të familjes.

Të fundit