Flash News

KRYESORE

“Do kemi zhvillime pozitive me Shqipërinë”, marrëveshja me Greqinë firmoset pas vendimit për negociatat

“Do kemi zhvillime pozitive me Shqipërinë”,

Pas firmosjes së marrëveshjes më Maqedoninë për çështjen e emrit, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka folur edhe për negociatat me Shqipërinë, duke u shprehur optimist.

Gazetari i Ora News në Athinë, Robert Goro raproton se numri një i diplomacisë  greke i ka thënë gazetarëve grekë se "muajin e ardhshëm do të kemi zhvillime pozitive edhe më Shqipërinë".

Sipas këtyre deklaratave, ministri grek duket se parashikon që të mbyllen edhe negociatat me palën shqiptare, të cilat zgjatën gati 7-8 muj dhe të finalizohen me firmosjen e marrëveshjes mes dy kryeministrave, Tsipras dhe Rama.

Deklaratat e Kotzias u bënë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Maqedoninë.

Po ashtu, të mërkurën kryeministri Rama pati një takim jo zyrtatë me presidentin Meta, ku u raportua së në fokus të takimit kanë qenë negociatat me Greqinë për çështjen e detit, shfuqizimi i ligjit të luftës nga Greqia si dhe çështje të tjera aktuale.

Të fundit