Flash News

KRYESORE

“Do kishit intervistën ekskluzive të largimit tim”, Rama tregon ‘kushtin’ që do ta çonte drejt dorëheqjes që sot

“Do kishit intervistën ekskluzive të largimit tim”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur vazhdimisht në daljet e tij në media dhe rrjetet sociale se nuk do kishte dashur të ishte ishte në pozicionin aktual, në kushtet e pandemisë që ka prekur prej javësh edhe Shqipërinë.

“Pse nuk e jepni dorëheqjen kur nuk doni të jeni kryeministër, largohuni”, e pyet gazetari Enkel Demi, gjatë një interviste në abc news.

“Jo, nuk është kështu sepse detyra ime kërkon të qëndroj në front, jo ta braktis. Nëse ju kishit mundësi që të lidheshin me covid dhe ti merrnit fjalën se largohet nesër, unë do largohesha sot me kënaqësinë më të madhe dhe ju do kishit intervistën ekskluzive të largimit tim, por nuk jam nga ata që tërhiqem nga fusha e betejës”, shprehet Rama.

Të fundit