Flash News

KRYESORE

“Do lutesh të kesh fatin e Gruevskit”, Basha paralajmëron Ramën: Pushteti nuk mbahet më me dhunë

“Do lutesh të kesh fatin e Gruevskit”, Basha paralajmëron

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet i vendosur për të vijuar betëjën kundër Edi Ramës. Në një konferencë për shtyp, në prag të protestës së nesërme, Basha paralaljmëroi Ramës se pushteti nuk mbahet me dhunë dhe se do të lutet që të ketë fatin e ish-kryeministit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski.

“Me mirëkuptimin për gazin që helmoi gjysmën e Tiranës, u pa qartë se sa i shkëputur është nga realiteti ky sundimtar që e sheh këtë ngjarje të shpaloset si një film nga vila e tij miliona dollarëshe në Surrel. Ky herë bën gastorin, herë të fortin e lagjes, arrogantin cinikun edhe kur fshihet pas bliandave. Është e qartë se kështu nuk mund të vazhdohet më. Sot nuk jam nisur të mundur Edi Ramën, atë e ka mundur lodhja, zullumi dhe varfëria e popullit, e ka mundur arroganca. Sot ne jemi nisur për të kthyer normalitetin politik në vend e demokracinë. I bëj një paralajmërim të qartë kreut të klikës në pushtet: mos i kalo caqet, harroje se do të marrësh e do të mbash pushtet me dhunë, në rastin më të mirë do të lutesh të kesh fatin e Nikolla Gruveskit

Sot nuk jam nisur të mundur Edi Ramën, atë e ka mundur lodhja, zullumi dhe varfëria e popullit, e ka mundur arroganca. Sot ne jemi nisur për të kthyer normalitetin politik në vend e demokracinë. I bëj një paralajmërim të qartë kreut të klikës në pushtet: mos i kalo caqet, harroje se do të marrësh e dotë mbash pushtet me dhunë, në rastin më të mirë do të lutesh të kesh fatin e Nikolla Gruveskit”, deklaroi Basha.

Të hënën në orën 18:30, opozita do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare, ku do kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe hapja rrugë e krijimit të një qeverie teknike.

Të fundit